Zidane: Ja pse nuk fituam ndaj Betisit

Zinedine Zidane është shprehur krenar me futbollistët e tij.

Sport

24/01/2016 23:13

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë që nuk mund ta fajësojë skuadrën për barazimin ndaj Real Betisit, 1:1.

“Unë pashë gjëra të mira. Ne do të ecim përpara dhe ne do të shkojmë deri në fund”, deklaroi ZIdane, përcjellë “Lajmi.net”.

“Jam krenar me futbollistët dhe s’mund t’i fajësoj. Betisi është një ekip i fortë. Këtu është një fushë e nxehtë dhe tifozët janë të zëshëm”, shtoi ai.