Zidane: Dua ta kthej Real Madridin aty ku e ka vendin

Zinedine Zidane ka bërë një prej rikthimeve më të befasishme në historinë e futbollit.

Sport

11/03/2019 21:48

Vetëm 10 muaj pasi u largua nga Real Madrid, legjenda franceze vendosi të kthehet përsëri në krye të stolit të tyre.

Ky rikthim është zyrtarizuar sot, pas njoftimit të bordit drejtues të Real Madrid se Zidane do të jetë zëvendësuesi i Solarit.

Zidane ka nënshkruar një kontratë që e mban atë në Bernabeu deri në vitin 2022, dhe ka treguar se cilat janë synimet e tij.

“Dua ta kthej Real Madridin aty ku e ka vendin” ka thënë Zidane gjatë konferencës për shtyp, ku edhe u prezantua si trajneri i ri, transmeton lajmi.net.

Zidane tutje ka thënë se synon që në 11 ndeshjet e ardhshme të kthejë shpirtin luftarak dhe mentalitetin fitues të skuadrës.

Mbetet të shihet nëse Zizou do t’ia dal pa shërbimet e Cristiano Ronaldos, i cili ishte bartës i lojës së francezit. /Lajmi.net/