Zidane bën presion tek Real Madrid, kërkon të paguhen paratë për Hazard

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, duket se është i vendosur për objektivat e tij të afatit kalimtar të verës.

Sport

24/05/2019 19:32

‘Evening Standard’ raporton se Zinedine Zidane po shtynë në maksimum skuadrën e Real Madrid që të takojnë drejtuesit e Chelsea, transmeton lajmi.net.

Kërkesa e trajnerit francez është që sa më parë të arrihet një marrëveshje që do ta bënte belgun lojtar të ‘Los Blancos’.

Përfaqësuesit e Real Madrid kanë dështuar të takohen me ata të Chelsea, për të diskutuar për  Hazard,

Zidane po e sheh transferimin e lojtarit si prioritet për skuadrën dhe po shtynë me të gjitha forcat që të arrihet marrëveshja. /Lajmi.net/