Zhvillimet ShBA-Rusi-Evropë, Maliqi: Nuk e kemi luksin e pritjes për institucionet e reja, dikush ta rikthejë politikën e jashtme në binarë

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka komentuartelefonatën e sotme mes sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio, dhe ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, të cilët u pajtuan për fillimin e përgatitjeve për takimin Trump-Putin. Maliqi tha se kjo telefonatë konfirmon se ka përgatitje për një samit SHBA-Rusi, ndërsa përmend edhe ftesën e presidentit francez,…

Lajme

15/02/2025 22:58

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka komentuartelefonatën e sotme mes sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio, dhe ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, të cilët u pajtuan për fillimin e përgatitjeve për takimin Trump-Putin.

Maliqi tha se kjo telefonatë konfirmon se ka përgatitje për një samit SHBA-Rusi, ndërsa përmend edhe ftesën e presidentit francez, Emanuel Macron për t’i mbledhururgjentisht liderët evropianë të hënën në Paris.

Ai shtoi se “Ballkani në muajt dhe vitet në vijim mund ta gjejë veten në sanduiç si hapësirë ku SHBA dhe BE do të ndeshen me agjenda jo detyrimisht plotësuese, por edhe garuese”,

“Në këto rrethana nuk e kemi luksin e polarizimit, të jostabilitetit politik dhe të pritjes pa fund për institucione të reja. Dikush duhet ta gjejë formulën për konsensus dhe ta rikthejë politikën e jashtme në binarë nga katrahura e viteve të fundit”, përfundoi shkrimin Maliqi.