Zhvillimet në veri – Bashkimi Evropian paralajmëron masa të reja ndaj Kosovës
Masat e ndëshkimit të Bashkimit Evropian kundrejt Kosovës mund të rriten. E gjithë kjo sipas BE-së nëse Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti vazhdon me vendimet që bashkësia ndërkombëtare i konsideron të njëanshme dhe të pakoordinuara. Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Qeverinë e Kosovës se nëse situate në veri të vendit nuk ndryshon referuar paralajmërimeve për…
Lajme
Masat e ndëshkimit të Bashkimit Evropian kundrejt Kosovës mund të rriten.
E gjithë kjo sipas BE-së nëse Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti vazhdon me vendimet që bashkësia ndërkombëtare i konsideron të njëanshme dhe të pakoordinuara.
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Qeverinë e Kosovës se nëse situate në veri të vendit nuk ndryshon referuar paralajmërimeve për hapjen e urës së Ibrit dhe aksionit për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë, do të vendosen masa të reja ndaj Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një konferencë për media të paparalajmëruar.
“Masat u morën vite më parë për faktin se po ndodhnin shumë që çonin në përshkallëzim dhe në vend që hapat të çonin në de-përshkallëzim, nga ata njerëz janë marrë hapa më të njëanshëm që çojnë në përshkallëzim. Ne kemi thënë atëherë se këto masa mund të zgjerohen apo të hiqen pavarësisht nga zhvillimet e situatës, pra çfarë do të bëjmë ne kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të rriten nëse aktorët evropianë bien dakord që të rriten”, tha ai në konferencën e së enjtes.
Stano gjithashtu tha se shpreson që Qeveria e Kosovës ta marrë mesazhin dhe të ndalë Bashkimin Evropian të mendojë për rritjen e masave.
“Ne ia kemi bërë të qartë qëndrimin tonë Kosovës, në shumë nivele, në shumë mënyra dhe përmes shumë partnerëve. Nuk është vetëm BE-ja, të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës po i thonë Qeverisë në Prishtinë që të mos angazhohet në këto seri të pakoordinuara. Hapa negativë dhe të njëanshëm Shpresojmë që më në fund ta dëgjojnë mesazhin dhe të na ndalojnë të mendojmë se çfarë masash do të shqyrtojmë nëse situata nuk ndryshon”, tha Stano.
Ndryshe sot në veri të vendit, saktësisht mbi urën e Ibrit janë duke u kryer testimet e qëndrueshmërisë së kësaj ure për qarkullimin e automjeteve.
Mbi të janë parë kamionë të shumtë të peshave të rënda të cilët po testojnë se sa e qëndrueshme është kjo urë para vendimit për hapjen e saj.
Pavarësisht kundërshtimit të BE-së dhe SHBA-ve që Ura e Ibrit të hapet, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nuk tërhiqen nga kjo deh se çështja e hapjes së urës së Ibrit është e mbyllur më 2016.
Madje sipas tyre hapja e kësaj ure për dallim nga siç thuhet në komunikatat e BE-së, nuk ka të bëjë me dialogun./Lajmi.net/