Zhvillimet në Lindjen e Mesme, flet Guterres: Koha po ecën

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Lindjen e Mesme. “Zjarret e furishme në Lindjen e Mesme po bëhen shpejt një ferr”, u tha delegatëve Guterres. Ai thotë se që nga java e kaluar, gjërat kanë vazhduar të shkojmë edhe më keq.…

Bota

02/10/2024 19:36

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Lindjen e Mesme.

“Zjarret e furishme në Lindjen e Mesme po bëhen shpejt një ferr”, u tha delegatëve Guterres.

Ai thotë se që nga java e kaluar, gjërat kanë vazhduar të shkojmë edhe më keq.

Ai i përshkruan sulmet ajrore izraelite në të gjithë Libanin si “të pamëshirshme”. Ai flet për një armëpushim të përkohshëm të propozuar, por thotë se Izraeli e hodhi poshtë këtë dhe u shtoi sulmet.

Paqeruajtësit e OKB-së mbeten në pozicion, thotë ai, dhe “flamuri i OKB-së vazhdon të valojë pavarësisht kërkesës së Izraelit për t’u zhvendosur”.

Ai gjithashtu tha se “Unë përsëri e dënoj fuqishëm” sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit.

Guterres shton se është “absolutisht thelbësore të shmanget lufta e gjithanshme në Liban” dhe thotë se do të kishte “pasoja të thella dhe shkatërruese”.

“Koha po ikën”, tha ai ndër tjera. Poashtu, bëri thirrje për armëpushim, shkruan BBC.