Zhvillimet me Ukrainën- Putin merr vendim për ndryshim të mundësisë së përdorimit të armëve bërthamore
Presidenti rus, Vladimir Putin ka përditësuar doktrinën bërthamore të Rusisë, dy ditë pasi homologu i tij amerikan, Joe Biden i dha Ukrainës lejen për të goditur objektivat thellë brenda Rusisë me armë të prodhimit amerikan. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e miratoi të martën një doktrinë të përditësuar bërthamore, e cila thekson se Rusia mund…
Bota
Presidenti rus, Vladimir Putin ka përditësuar doktrinën bërthamore të Rusisë, dy ditë pasi homologu i tij amerikan, Joe Biden i dha Ukrainës lejen për të goditur objektivat thellë brenda Rusisë me armë të prodhimit amerikan.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e miratoi të martën një doktrinë të përditësuar bërthamore, e cila thekson se Rusia mund ta shqyrtojë përdorimin e armëve bërthamore, nëse sulmohet me raketa konvencionale me mbështetjen e një fuqie bërthamore.
Doktrina e re lejon një përgjigje të mundshme bërthamore nga Moska edhe ndaj një sulmi konvencional ndaj Rusisë nga çdo komb që mbështetet nga një fuqi bërthamore.
Siç raporton CNN, ndryshimi vjen pasi Rusia pretendon se Ukraina gjuajti raketat “ATACMS” të prodhuara nga SHBA-të në rajonin rus të Bryansk.
Sulmi, nëse konsiderohet i tillë, do të shënonte përdorimin e parë nga Ukraina që kur Biden ua dha dritën jeshile.
Qeveria ruse kishte sinjalizuar më parë se miratimi i SHBA-së do të ishte një përshkallëzim i rrezikshëm i luftës në Ukrainë.
Kremlini filloi këtë raund të ri të goditjeve bërthamore të martën, duke thënë se doktrina e rishikuar ushtarake në teori do të ulte kufirin e përdorimit të parë të armëve bërthamore.
Në një telefonatë me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov vuri në dukje se ndryshimet nënkuptojnë se “Federata Ruse rezervon të drejtën për të përdorur armë bërthamore në rast agresioni duke përdorur armë konvencionale kundër saj dhe/ose Republikës së Bjellorusisë”.
“Një element i rëndësishëm i këtij dokumenti është se parandalimi bërthamor synon të sigurojë që një kundërshtar i mundshëm të kuptojë pashmangshmërinë e hakmarrjes në rast agresioni kundër Federatës Ruse ose aleatëve të saj”, tha Peskov. Doktrina e rishikuar qartësisht synon t’u dërgojë një sinjal të fortë mbështetësve perëndimorë të Ukrainës në lidhje me rreziqet e përshkallëzimit – dhe t’i bëjë politikëbërësit dhe publikun të mendojnë dy herë për pasojat e mundshme të ofrimit të armëve më të sofistikuara dhe më të gjera për Ukrainën./Lajmi.net/