Zhvillime të reja – Izraeli dërgon më shumë trupa ushtarak në Libanin jugor
Ushtria izraelit po dërgon një divizion shtesë për të marrë pjesë në luftën tokësorë në Libanin jugor. Kjo është bërë e ditur sot nga vetë izraelitët. Madhësia e njësive ushtarake izraelite është e klasifikuar, por një divizion zakonisht përbehet nga të paktën 10 mijë trupa. Shtimi i një numri të madh ushtarësh vjen pavarësisht pretendimit…
Bota
Ushtria izraelit po dërgon një divizion shtesë për të marrë pjesë në luftën tokësorë në Libanin jugor.
Kjo është bërë e ditur sot nga vetë izraelitët.
Madhësia e njësive ushtarake izraelite është e klasifikuar, por një divizion zakonisht përbehet nga të paktën 10 mijë trupa.
Shtimi i një numri të madh ushtarësh vjen pavarësisht pretendimit të Izraelit së operacioni i tij në Liban është i “kufizuar, i lokalizuar, i shenjëstruar”, një përshkrim që ai përsëriti sot.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), kanë urdhëruar civilët libanezë në dhjetëra fshatra që të lënë shtëpitë e tyre dhe të lëvizin në veri të lumit Awali, i cili është rreth 30 milje në veri të kufirit me Izraelin.
Ushtria tha se Divizioni i 36-të i IDF-së dhe forcat shtesë po i bashkoheshin operacioneve të saj që synonin Hezbollahun e mbështetur nga Irani, raporton CNN, transmeton lajmi.net.
Divizioni përfshiu ushtarë nga Brigada Golani, Brigada 188 e Blinduar dhe Brigada e 6-të e këmbësorisë.
Ata raportohet se shoqërohen nga Forcat Ajrore izraelite dhe Brigada 282 e artilerisë.
Ushtria muajin e kaluar zhvendosi divizionin elitar 98 nga Gaza në veri të Izraelit.
Numri i trupave izraelite në terren në Libanin jugor mbetet i paqartë pas njoftimit të ushtrisë të martën për një inkursion përtej kufirit të saj verior.
Ushtria izraelite ka organizuar disa “sulme sporadike” përgjatë kufirit Liban-Izrael, pro trupat e saj nuk kanë mbetur në tokën libaneze, sipas një burimi nga Forcat e Përkohshëm të OKB-së në Liban.
Vlerësimi se Izraeli nuk ka nisur ende një pushtim në shkallë të plotë u mbështet nga dy burime të tjera të sigurisë libaneze të nivelit të lartë.
Trupat izraelite hodhën baza për inkursionin ditët e fundit, duke shtuar sulmet ajrore që kanë vrarë më shumë se një mijë njerëz, kanë shkatërruar shtëpi dhe kanë zhvendosur rreth 1 milion në Liban.
Kohët e fundit, ushtria izraelite shpalli një operacion të “kufizuar” në Rafah, Gaza jugore që e ka lënë qytetarin në gërmadha./Lajmi.net/