Zhvillime të papritura në Kuvend, shtyhet seanca konstituive

Kryesuesi i Seancës konstituive, Adem Mikullovci e ka shtyrë seancën për në ora 14 pasi deputetët e PAN-it ende nuk kanë ardhur në seancë.

Lajme

07/09/2017 11:24

Adem Mikullovci, kryesuesi i seancës konstituive ka pyetur se ku janë deputetët e PAN-it që nuk kanë ardhur ende në sallë dhe ka kërkuar që seanca të vazhdojë në ora 14:00.

Në seancë kishin ardhur vetëm deputetët e       VV-së dhe LDK-së.

Fillimisht PAN dhe AKR kanë kërkuar nisjen e seancës në ora 10, por u shty në 11 dhe më pas në ora 14:00./Lajmi.net/