Zhvillime dramatike para Rektoratit të UP-së: Largohen dhunshëm protestuesit

Një numër i madh i studentëve sot kanë protestuar para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ata për disa momente e kanë bllokuar edhe derën e hyrjes së Rektoratit ku Njësia Speciale e Kosovës ka ndërhyrë dhe i ka larguar dhunshëm, raporton Paparaci, transmeton lajmi.net. Studentët protestuan me kërkesë për shkarkim të profesorit universitar,…

Lajme

17/04/2024 14:46

Një numër i madh i studentëve sot kanë protestuar para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ata për disa momente e kanë bllokuar edhe derën e hyrjes së Rektoratit ku Njësia Speciale e Kosovës ka ndërhyrë dhe i ka larguar dhunshëm, raporton Paparaci, transmeton lajmi.net.

Studentët protestuan me kërkesë për shkarkim të profesorit universitar, Xhevat Karasniqi. Kjo vjen pasi  Këshilli i Etikës së UP-së nuk mori ndonjë vendim në lidhje me denoncimet e studenteve ndaj profesorit në fjalë për ngacmime seksuale.