“Zhurma që po bënin fëmijët” – Detaje të reja për sulmin me thikë në Gjermani, kosovari dyshohet se plagosi edhe një 11-vjeçare
Një incident i rëndë ka ndodhur këtë fundjavë në Gjermani, konkretisht në rrugën Halle (Saale), dyshohet se tre persona u therën me thikë nga një sulmi i papritur në një ndërtesë. Sipas raportimeve të fundit nga Focus.de, thuhet se i dyshuari është një burrë 46-vjeçar nga Kosova. Sipas policisë, sulmit i parapriu ndodhi si shkak…

Lajme
Një incident i rëndë ka ndodhur këtë fundjavë në Gjermani, konkretisht në rrugën Halle (Saale), dyshohet se tre persona u therën me thikë nga një sulmi i papritur në një ndërtesë.
Sipas raportimeve të fundit nga Focus.de, thuhet se i dyshuari është një burrë 46-vjeçar nga Kosova.
Sipas policisë, sulmit i parapriu ndodhi si shkak i një grindje.
“Viktimat janë një vajzë 11-vjeçare dhe dy burra. Një burrë 29-vjeçar u plagos rëndë dhe një burrë 47-vjeçar u plagos lehtë. Viktimat u dërguan në spital me prerje dhe plagë thike”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas policisë, i dyshuari që është një 46-vjeçar nga Kosova u arrestua menjëherë, rrethanat e rastin nuk dihen plotësisht, ndërkaq, Polica po merret me hetimet e detajuara rreth kësaj ngjarje të rëndë.
Sipas raportimeve të para, sulmi i ka paraprirë një debat, ku dyshohet se shkak ka qenë zhurma që po bënin fëmijët në hyrje të banesës.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal, veçanërisht për shkak se në shënjestër ishin fëmijë./Lajmi.net/