“Zhgënjyese” – Blerta Deliu i reagon Qumilit: Aftësia e artit matet me hapjen e horizonteve, jo kështu
Sevdai Radogoshi, i njohur në publik si “Qumili”, ka bërë bujë me deklaratën e dhënë në Canape në T7, ku tha se “studentët e fshatrave të Klinës e Malishevës kurrë nuk kanë qenë në teatër”. “Zhgënjyese” e ka quajtur këtë deklaratë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu. Ajo thotë se “madhështia e një artisti matet me…
Lajme
Sevdai Radogoshi, i njohur në publik si “Qumili”, ka bërë bujë me deklaratën e dhënë në Canape në T7, ku tha se “studentët e fshatrave të Klinës e Malishevës kurrë nuk kanë qenë në teatër”. “Zhgënjyese” e ka quajtur këtë deklaratë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.
Ajo thotë se “madhështia e një artisti matet me aftësinë për të hapur horizonte të reja dhe për të shërbyer si shembull, jo në këtë formë”.
Reagimi i saj i plotë:
Sa zhgënjyese!
Në një shoqëri të vogël si kjo e jona, me sfida ekonomike e kulturore, arti nuk ka qenë gjithmonë i qasshëm për të gjithë. Shumë qytetarë nuk kanë pasur mundësi reale të shkojnë në teatër. Kjo nuk i bën ata më pak të vlefshëm. Madhështia e një artisti matet me aftësinë për të hapur horizonte të reja dhe për të shërbyer si shembull, jo në këtë formë.