“Zhgënjim i madh që nuk pati takim trepalësh dje në Bruksel” – Thotë Vogel

Eksperti i dialogut Toby Vogel ka folur për mosmbajtjen e një takimi trepalësh dje në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me përfaqësuesit e BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak. Ai ka deklaruar se tani është duke përfunduar një fazë e dialogut dhe që sipas tij duhet të fillojë një…

Lajme

27/06/2024 19:11

Eksperti i dialogut Toby Vogel ka folur për mosmbajtjen e një takimi trepalësh dje në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me përfaqësuesit e BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Ai ka deklaruar se tani është duke përfunduar një fazë e dialogut dhe që sipas tij duhet të fillojë një fazë e re.

“Ishte një zhgënjim i madh, padyshim për Borrell, nuk pati një takim mes drejtuesve dhe nuk pati asgjë, as një rezultat të prekshëm nga ky takim. Duke thënë këtë, mendoj se nuk është një sekret i madh të thuhet se dialogu ka vdekur prej disa muajsh, prej një viti, madje prej më shumë se një viti”.

“Ai nuk ka dhënë atë që duhej të jepte e cila është të paktën një rrugë për një marrëveshje ligjore të detyrueshme, gjithëpërfshirëse, e normalizimi që thjeshtë nuk ka ndodhur për shumë vite”, tha Vogel.

Sipas tij, dialogu ka shërbyer si një vend për menaxhimin e krizave, pra në një farë kuptimi kjo është paksa e trishtueshme, por është një përfundim mjaft logjik i kësaj faze të cilën tani mund ta kalojmë.