Zhegrova e ‘bllokon’ numrin 11-të në fanellën e Juventusit

Edon Zhegrova thotë se është ‘një ëndërr’ për të të veshë fanellën e Juventusit pas transferimit nga LOSC, duke besuar se ata ‘mund të fitojnë tituj me cilësinë që kemi’. Lojtari i Kosovës ishte lidhur me një transferim në Torino për disa javë, por kjo mund të përfundonte vetëm pasi Nico Gonzalez të kishte shkuar…

Sport

02/09/2025 09:34

Edon Zhegrova thotë se është ‘një ëndërr’ për të të veshë fanellën e Juventusit pas transferimit nga LOSC, duke besuar se ata ‘mund të fitojnë tituj me cilësinë që kemi’.

Lojtari i Kosovës ishte lidhur me një transferim në Torino për disa javë, por kjo mund të përfundonte vetëm pasi Nico Gonzalez të kishte shkuar te Atletico Madrid, në huazim me mundësi blerjeje, lajmi.net

Juventusi sot njoftoi me fotografi se Zhegrova në fanellë do të bartë numrin 11-të.

Një deklaratë zyrtare konfirmon se Juventusi pagoi 14.3 milionë euro te LOSC, të pagueshme në katër këste, plus 1.2 milionë euro në shtesa. Ekziston gjithashtu një maksimum shtesë prej 3 milionë eurosh në bonuse të lidhura me performancën./Lajmi.net/