Zhdukni poret e hapura njëherë e përgjithmonë, me këta përbërës natyral
Poret janë hapje të vogla në lëkurë që e lejojnë atë të marrë frymë.
Lifestyle
Ato janë pothuajse të pamundur për t’u parë me sy të lirë, por mund të rriten në madhësi kur bëhemi më të moshuar, transmeton lajmi.net.
Poret e zgjeruara duken vërtet të jo-estetike dhe mund të prishin pamjen tuaj, prandaj të gjithë dëshirojnë ta zgjidhin problemin sa më shpejt që është e mundur.
Në vend të përdorimit të produkteve dhe trajtimeve komerciale, provoni të përdorni këto mjete natyrale kundër poreve të zgjeruara:
Xhel Aloe Vera
Aplikoni një xhel të freskët të Aloe Vera-s në fytyrën tuaj dhe lini atë të funksionojë brenda natës, pastaj pastroni fytyrën me ujë të vakët në mëngjes
Maska me të bardhën e vesë
Përbërësit
1 e bardhë e vesë
2 lugë bollgur
2 lugë lëng limoni
Përgatitja
Përzijini përbërësit mirë derisa të krijohet një përzierje homogjene, pastaj aplikojeni në fytyrë dhe lini atë të ketë efektin e saj për gjysmë ore. Pastrojeni me ujë të ftohtë në fund dhe përsëritni procesin çdo ditë për rezultate më të mira.