Zhdukja e Memli Krasniqit – dy javë, asnjë fjalë e asnjë paraqitje për rezultatin e PDK-së
Me 17 nëntor ishte dita e fundit e Memli Krasniqit si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Krasniqi dha dorëheqje nga pozita e të parit të PDK-së pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, transmeton lajmi.net. Krasniqi përfundoi detyrën e tij të udhëheqjes së PDK-së e bashkë me të siç duket edhe “angazhimin”. Kjo sepse në fakt…
Lajme
Me 17 nëntor ishte dita e fundit e Memli Krasniqit si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Krasniqi dha dorëheqje nga pozita e të parit të PDK-së pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, transmeton lajmi.net.
Krasniqi përfundoi detyrën e tij të udhëheqjes së PDK-së e bashkë me të siç duket edhe “angazhimin”.
Kjo sepse në fakt ai zgjodhi që mos të kandidojë më fare për deputet, ani pse këtë pozitë e mbajti për shumë vite.
Memli Krasniqi si ish-Kryetar i PDK-së u zgjodh Shef i Shtabit Zgjedhor pak para zgjedhjeve nacionale të jashtëzakonshme.
Tashmë kanë kaluar mbi dy javë nga zgjedhjet, ku PDK nuk mori rezultatin e dëshiruar dhe doli e dyta.
Por, pikërisht Memli Krasniqi apo një nga figurat më të rëndësishme të partisë nuk e ka bërë asnjë reagim në lidhje me këtë.
Ish-kryetari i PDK-së me 28 dhjetori bëri një postim, ku tregoi se ka votuar dhe bëri thirrje për votim nga qytetarët.
Pas kësaj, me 30 dhjetor bëri një postim ku uroi Ditën e Veteranit.
Por, asnjë postim, asnjë reagim për rezultatin e PDK-së në zgjedhje. Duke u zhdukur totalisht nga skena politike, e duke qëndruar larg gjithçkaje që lidhet me zhvillime e fundit.
Siç duket Krasniqi si edhe shumë figura tjera politike në vend, po zgjedhin që të mos merren më me problemet e qytetarëve e politikbërjen në vendin tonë./Lajmi.net/