Zhduket Ronaldinho

Legjenda e futbollit, braziliani Ronaldinho është zhdukur në mënyrë të papritur nga skuadra meksikane, Queretaro.

Sport

22/12/2014 12:22

Ronaldinho është larguar nga skuadra meksikane, Queretaro pa lënë asnjë gjurmë të vetme.

Presidenti i skuadrës meksikane, Joaquin Beltran po e humbet durimi pasi nuk mpo mund ta durojë këtë gjest të legjendës braziliane.

Ai nuk është kthyer fare te skuadra e tij, pasi si duket është duke i zgjeruar pushimet e tij më shumë se që duhet.

Përndryshe, asnjë zyrtar i skuadrës meksikane ende nuk e dinë se ku është Ronaldinho, i cili nuk ka lënë ende asnjë gjurmë të duhur.