Zhduket një i mitur në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një i mitur është raportuar i zhdukur në Fushë Kosovë. Sipas policisë thuhet se rasti është raportuar nga babi i tij dhe se rasti është duke u hetuar. “Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij- i mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një i mitur është raportuar i zhdukur në Fushë Kosovë.
Sipas policisë thuhet se rasti është raportuar nga babi i tij dhe se rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij- i mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”,thuhet në njoftim.