Zhduket një djalë në Fushë Kosovë dhe një vajzë në Prishtinë – Rastet po hetohen

Më 18 gusht rreth orës 21:00 është zhdukur një djalë në Fushë Kosovë. Ai ka dal nga shtëpia e tij dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti po hetohet. “Rr. Dardania Fushë Kosovë 18.08.2025 – 21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja…

Lajme

20/08/2025 08:49

Më 18 gusht rreth orës 21:00 është zhdukur një djalë në Fushë Kosovë.

Ai ka dal nga shtëpia e tij dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti po hetohet.

Rr. Dardania Fushë Kosovë 18.08.2025 – 21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Një rast tjetër ka ndodhur më 19 gusht rreth orës 21:20.

Një vajzë e mitur është larguar nga shtëpia e saj në Prishtinë dhe deri më tani nuk është kthyer në shtëpi.

Rr.Lidhja e Prizrenit-Prishtinë,19.08.2025-21:20. Ankuesja femër kosovare ka lajmëruar se më datën 19.08.2025, vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe deri me tani nuk është kthyer në shtëpi”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/