Zhduket një 10 vjeçar në Fushë Kosovë

Sot në Fushë Kosovë një fëmijë është raportuar i zhdukur. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka thënë ka thënë se hetuesit policor në koordinim me familjen po trajtojnë informacionet që lidhen me zhdukjen e tij. “Rasti Person i zhdukur, është raportuar në…

Lajme

30/04/2025 13:22

Sot në Fushë Kosovë një fëmijë është raportuar i zhdukur.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë ka thënë se hetuesit policor në koordinim me familjen po trajtojnë informacionet që lidhen me zhdukjen e tij.

“Rasti Person i zhdukur, është raportuar në stacionin policor të Fushë Kosovës. Hetuesit në koordinim me familjen dhe institucionet përkatëse po trajtonë informacionet që ndërlidhen me rastin dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/