Zhduket Edisona 12 vjeçe nga Banja e Malishevës
Gjatë ditës së sotme është zhdukur Edisona Bashkim Binishi, e lindur më 31.10.2004 nga fshati Banjë, Komuna e Malishevës.
Lajme
Komuna e Malishevës, përmes një njoftimi dërguar mediave, ka thënë se rastin e kanë raportuar në polici sot rreth orës 13:15, si “Person i zhdukur”.
Kur është parë për herë të fundit Edisona
Edisona kishte qenë në shkollë në ora 08:00 e më pas ka shkuar në shtëpi prapë për t’i marrë pajisjet sportive, por e njëjta më nuk është paraqitur në shkollë.
Sipas prindit dhe arsimtarëve, vajza në fjalë është nxënëse shembullore, të njëjtat sjellje i ka edhe në shtëpi në shoqëri e kudo tjetër.
Prindi i saj, Bashkim Binishi, i lut të gjithë ata që e kanë parë, apo kanë dëgjuar diçka, të njoftohet stacioni më i afërt i policisë, ose të njoftohet Bashkimi, në këtë numër telefoni: 044 113 903.
Sipas familjarëve, Edisona, para zhdukjes kishte të veshur pantallona me lara, si të ushtarëve, një xhup (jakne) ngjyrë pembe dhe patika me ngjyrë të kuqe dhe hiri. Ajo është bionde.
“Kjo informatë është dërguar në adresë të medieve, me kërkesën e familjes. Ju lutem konfirmojeni marrjen e këtij e-maili dhe ju lutem ta publikoni ne TV dhe portalet tuaja”, thotë Komuna e Malishevës në njoftim.