Zhduket 2 vjeçari në plazhin e Durrësit

Një 2-vjeçar nga Durrësi i cila ka qenë në plazh nën shoqërinë e familjarëve të tij rezulton i zhdukur prej rreth orës 17:00.

Lajme

07/08/2015 20:24

Nga policia e Durrësit bëhet e ditur se fëmija është parë për herë të fundit te plazhi në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Pasi kanë konstatuar se fëmija i tyre, Hermes Dorzi, mungonte, familjarët e alarmuar kanë njoftuar menjëherë policinë të cilët së bashku me ta, por edhe të tjerë janë vënë në kërkim të fëmijës.

Kërkimet janë ndarë në dy grupe, në det dhe përgjatë bregdetit.

Dyshohet se fëmija mund të ketë hyrë për t’u larë dhe është mbytur ose është larguar nga vendi ku po qëndronte me familjarët duke ngatërruar rrugën.