Zhduken dy vajza, njëra nga Fushë Kosova e tjetra nga Peja

Dy vajza janë zhdukur në Kosovë. Njëri nga rastet ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një vajzë ka dal nga shtëpia nga data 7 korrik e këtij viti dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, “Fushë Kosovë 07.07.2026 – 15:00. Më datë 21.07.2026 është raportuar se nga data 07.07.2026, viktima femër kosovare ka dalë nga…

Lajme

22/07/2026 09:26

Dy vajza janë zhdukur në Kosovë.

Njëri nga rastet ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një vajzë ka dal nga shtëpia nga data 7 korrik e këtij viti dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj,

“Fushë Kosovë 07.07.2026 – 15:00. Më datë 21.07.2026 është raportuar se nga data 07.07.2026, viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe deri më tani nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport 24 orësh. 

Rasti tjetër ka ndodhur në Pejë. Një vajzë është larguar nga shtëpia me 20 korrik të këtij viti dhe nuk dihet asgjë për të.

“Pejë  20.07.2026 – 12:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për të. Rasti nën hetime”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/