Zhbllokohet rezultati, Ronaldo shënon ndaj Romës

Cristiano Ronaldo ka shënuar gol në derbin ndaj Romës.

Sport

06/02/2021 18:19

Juventus dhe Roma janë duke u ndeshur në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A, transmeton lajmi.net.

Cristiano Ronaldo, i cili festoi 36 vjetorin e lindjes ditën e djeshme, duket se mosha nuk është problem për të. Ai realizoi gol të bukur në minutën e (12′).

Ylli portugez ka shënuar golin e tij të 15-të në Serie A këtë sezon dhe ai konsiderohet si kandidati kryesor për këpucën e artë bashkë me Romelu Lukaku.

Më poshtë mund të shihni golin e bukur të Ronaldos./Lajmi.net/