Zhbllokohet rezultati në derbin Juventus – Napoli

Është duke u zhvilluar ndeshja ndërmjet Juventusit dhe Napolit e vlefshme për xhiron e 15-të në Serisë A. Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0:0, shkruan lajmi.net. Juventusi e filloi më mirë ndeshjen, por Napoli kishte rastet më të mira. Khvicha Kvaratskhelia pati rastin ideal, kur ishte vetëm përballë me portierin, por goditja e…

Sport

08/12/2023 22:01

Është duke u zhvilluar ndeshja ndërmjet Juventusit dhe Napolit e vlefshme për xhiron e 15-të në Serisë A.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0:0, shkruan lajmi.net.

Juventusi e filloi më mirë ndeshjen, por Napoli kishte rastet më të mira.

Khvicha Kvaratskhelia pati rastin ideal, kur ishte vetëm përballë me portierin, por goditja e tij përfundoi jashtë kuadratit.

Giovanni Di Lorenzo po ashtu pati një mundësi të mirë, kur gjuajti me kokë pas një goditje nga këndi, por reagimi i Wojciech Szczesny ia mohoi golin.

Por në pjesën e dytë është një histori me “Zonjën e vjetër” që ka marr epërsinë.

Federico Gatti ka shënuar golin e vetëm deri tani.


Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka luajtur nga minuta e parë këtë ndeshje. /Lajmi.net/