Zhbllokohet ‘Clasico’, Real Madrid merr epërsinë

Është zhbllokuar sfida mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Sport

24/10/2020 16:07

Real Madrid ka arritur që pas vetëm pesë minutave ta zhbllokojë sfidën kundër Barcelonës, shkruan lajmi.net.

Mjaftuan pak minuta që Fede Valverde të vinte në një pozitë 1 kundër 1 me portierin.

Nga ajo pozitë, mesfushori nuk pati telashe që të dërgonte topin në rrjetë.

https://twitter.com/Onome234/status/1320004086759129089?s=20

Kështu, Real Madrid shkon në epërsi pas gjuajtjes së parë drejt portës së Barcelonës. /Lajmi.net/