Filmi “Zgjoi”, muaj më parë arriti t’i bëjë krenarë gjithë shqiptarët duke fituar tre çmime në “Sundance Film Festival”, shkruan lajmi.net.
Filmi që është me regji të Blerta Bashollit tashmë ka nënshkruar marrëveshje me distributorë të mëdhenj botëror.
Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, ku edhe tregohet se me cilat kompani distribuimi ka arritur marrëveshje “Zgjoi”.
Marrëveshjet e këtij filmi përfshijnë ndër të tjera “Kino Lorber & Zeitgeist Film” për Amerikën Veriore, “Altitude” për Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë dhe “Icon” për Australi dhe Zelandë të Re.
Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami, e të tjerë.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I QKK-SË, PA NDËRHYRJE:
“FILMI “ZGJOI” BËN MARRËVESHJE ME DISTRIBUTORË TË MËDHENJË BOTËROR
Filmi “Zgjoi” me regji nga Blerta Basholli i cili fitoi tri çmimet kryesore në festivalin e Sundance, ka arritur marrëveshje me kompani të ndryshme distribuimi. Përmes distributorit LevelK “Zgjoi” ka bërë marrëveshje distribuimi me Kino Lorber & Zeitgeist Film për Amerikën Veriore; Altitude për Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë; dhe Icon për Australi dhe Zelandë të Re.
Filmi poashtu ka bërë marrëveshje për Kinë me Hugoeast Holding, për Skandinavi me Edge Entertainment, Portugali me Films4you, Republikën Çeke me HBO Central Europe, Bosnje & Hercegovinë, Kroaci, Mal të Zi, Serbi, dhe Slloveni me Kino Meditaran, Turqi me Filmarti, dhe Greqi me Cinobo. “Zgjoi” është në drejtim të finalizimit të marrëveshjeve edhe me shumë shtete tjera.
“Zgjoi” ka për producent Yll Ukën, drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë Valon Bajgorën, Agon Ukën, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n. Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj;
“Zgjoi“ është bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicërr), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri), prodhuar nga Ikonë Studio dhe Industria Film, me bashkëprodhim nga Alva Film Production, Black Cat Production, AlbaSky, Swiss National TV, ndërsa të drejtat e shitjes globale i ka LevelK”. /Lajmi.net/