Zgjidhja Prishtinë-Beograd: Serbët kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në OKB

Pjesa më e madhe e serbëve po e kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në OKB, si rezultat i një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Lajme

08/07/2018 13:42

Si rrjedhojë ata nuk po e duan as anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Të paktën këto janë statistikat e një ankete të realizuar në Serbi, ku 59% e të anketuarve kanë thënë se janë kundër që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së, transmeton lajmi.net.

22% kanë thënë se do ta pranonin, kurse 19% nuk kanë dhënë përgjigje.

Anketa e realizuar nga agjencia “Faktor plus” në Serbi është bërë me mbi 1 mijë e 200 qytetarë kryesisht të intervistuar në Serbinë qendror.

“Rezultati është bindës negative, dhe sigurisht në referendum nuk do të ndryshonte shumë”, ka thënë Vladimir Pejiq nga agjencia që ka realizuar anketën.

Tutje shumica e serbëve kanë thënë se për zgjidhjen përfundimtare me Serbinë duhet të organizohet një referendum,

Mbi 61% thanë se referendum është mënyra më e mirë që qytetarët të japin mendimin e tyre.

“Është e qartë se qytetarët konsiderojnë se referendumi është i domosdoshëm”, thotë tutje Pejiq.

Edhe presidenti serb, Vuçiq disa herë ka thënë se për zgjidhjen finale me Kosovën, do të organizohet një referendum në Serbi. /Lajmi.net/