Zgjidhet Bordi Drejtues i ShSKUK-së, Tetore Olloni votohet për kryesuese
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se sot, me pesë vota për është zgjedhur Kryesuese e Bordit Drejtues, Dr. Tetore Olloni, Përfaqësuese e Qendrës Klinike Universitare Stomatologjike të Kosovës. Bordi Drejtues i ShSKUK-së ka vlerësuar dhe falënderuar për kontributin e dhënë ish-Kryesuesin, Dr. Dren Boshnjaku. “Në fjalën e saj, Kryesuesja Dr. Olloni falënderoi…

Lajme
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se sot, me pesë vota për është zgjedhur Kryesuese e Bordit Drejtues, Dr. Tetore Olloni, Përfaqësuese e Qendrës Klinike Universitare Stomatologjike të Kosovës.
Bordi Drejtues i ShSKUK-së ka vlerësuar dhe falënderuar për kontributin e dhënë ish-Kryesuesin, Dr. Dren Boshnjaku.
“Në fjalën e saj, Kryesuesja Dr. Olloni falënderoi anëtarët e Bordit për besimin e dhënë dhe premtoi angazhim maksimal në funksion të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore të ofruara nga SHSKUK. Bordi Drejtues i SHSKUK-së është në këtë përbërje: Dr. Tetore Olloni – Kryesuese, Dr. Dren Boshnjaku – Anëtar, Dr. Rrezarta Bajrami – Anëtare, Dr. Ismet Ramadani – Anëtar, Dr. Vjollca Kadolli- Anëtare, Dr. Besa Balidemaj- Anëtare”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: