Zgjedhjet në Shqipëri, KQZ gati zarfet me fletët e votimit për diasporën

Fletët e votimit për të gjithë votuesit shqiptarë në diasporë që për herë të parë do të votojnë përmes postës janë gati. Pasi mbërriti baza materiale, KQZ do të nisë sot zarfet me fletët e votimit drejt emigrantëve mes 20-25 prillit. “Pranë Parkut Olimpik ka nisur procesi i përpunimit të materialeve zgjedhore për votuesit nga…

Lajme

10/04/2025 11:00

Fletët e votimit për të gjithë votuesit shqiptarë në diasporë që për herë të parë do të votojnë përmes postës janë gati. Pasi mbërriti baza materiale, KQZ do të nisë sot zarfet me fletët e votimit drejt emigrantëve mes 20-25 prillit.

“Pranë Parkut Olimpik ka nisur procesi i përpunimit të materialeve zgjedhore për votuesit nga jashtë. Administrata e kqz është ndarë në prupet e punës. Në këto momente po bëjnë paketimin e zarfeve për votuesit nga jashtë. Fillimisht po verifikohen fletët e votimit dhe më pas do të vulosen nga KQZ duke i dhënë fuqinë juridike dhe procesi i fundit është paketimi në zarfin e posaçëm shoqëruar me zarfin e materialeve zgjedhore dhe më pas dhënia e kompanisë postare që do ta dërgojë drejt adresës së qytetarëve që janë regjistruar nga jashtë”, raporton A2 CNN.

“Administrata e KQZ është e ndarë sipas qarqeve dhe në këtë mënyrë bëhet dhe shpërndarja e fletëve të votimit në bazë të zonës zgjedhore që janë regjistruar votuesit nga jashtë”.

Deri në 17 prill parashikohet të ketë përfunduar procesi i dërgimit të fletëve të votimit në të gjitha destinacionet ku janë regjistruar votues nga jashtë.