Zgjedhjet në Shqipëri: Deri në 15:00 kanë votuar 29.51% e zgjedhësve me te drejte vote

Sot mbahen zgjedhjet vendore në vendin tonë, ku pritet të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj dhe 1,603 anëtarë të këshillave bashkiake në të gjithë vendin. Nga 2592 të  5213 qendrave të votimit në total, raportohet se kanë votuar 550812 qytetarë nga 1.866.477 zgjedhës janë në total në lista, ku 122.545 prej tyre janë votues për…

Lajme

14/05/2023 16:24

Sot mbahen zgjedhjet vendore në vendin tonë, ku pritet të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj dhe 1,603 anëtarë të këshillave bashkiake në të gjithë vendin.

Nga 2592 të  5213 qendrave të votimit në total, raportohet se kanë votuar 550812 qytetarë nga 1.866.477 zgjedhës janë në total në lista, ku 122.545 prej tyre janë votues për herë të parë.

Nga 61 bashki, tri prej tyre, Vorë, Kamzë dhe Elbasan ka votim dhe do të ketë numërim elektronik, ku rezultati pritet të dalë 30 minuta pas përfundimit të votimit të qytetarëve.

Sipas informacioneve janë 5211 qendra votimi të ngritura në të gjithë vendin.

44 parti janë regjistruar në zgjedhje nga të cilat 38 janë jashtë koalicioneve. Dy koalicione janë në zgjedhje, “Bashkë Fitojmë” me kryetar Ilir Metën dhe “Aleanca Liberale e Djathtë” me kryetar Artur Roshin.