Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti: Të votojmë me dinjitet e ndërgjegje
Kandidati për kryetar të Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, ka ushtruar sot të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet lokale. Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se votimi është një detyrim qytetar dhe mënyra më e mirë për të treguar kujdes për të ardhmen e vendit. Mexhiti ka theksuar…

Lajme
Kandidati për kryetar të Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, ka ushtruar sot të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet lokale.
Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se votimi është një detyrim qytetar dhe mënyra më e mirë për të treguar kujdes për të ardhmen e vendit.
Mexhiti ka theksuar që kjo e drejtë të përdoret me dinjitet e ndërgjegje.
“Bashkë me bashkëshorten time, ushtruam të drejtën tonë për të votuar. Votimi është një detyrim qytetar dhe mënyra më e mirë për të treguar kujdes për të ardhmen e vendit tonë. Çdo votë ka vlerë dhe çdo qytetar ka përgjegjësinë të marrë pjesë në vendimmarrje. Le ta përdorim këtë të drejtë me dinjitet e ndërgjegje”, ka thënë ai.
Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet e rregullta lokale.