Zgjedhjet në LDK: Nga java e ardhshme nisin përgatitjet për realizimin e tyre

19:48 | 15 Mars 2019

'';

Kryesia e LDK-së, ka vendosur sot për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në këtë subjekt politik.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti ka thënë se nga java e ardhshme do të nisin përgatitjet për realizimin e tyre.

“Sot Kryesia e LDK-së ka vendosur për organizimin e zgjedhjeve në LDK, bazuar në platformën e aprovuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së në nëntor 2018”, ka shkruar Hoti në Facebook.

“Është aprovuar struktura e delegatëve sipas degëve për Kuvendin e LDK-së. Nga java e ardhshme do të fillojnë përgatitjet administrative dhe teknike për realizimin e këtyre zgjedhjeve”, tha Hoti. /Lajmi.net/