Zgjedhjet në Kosovë, Hoxha uron procesin dhe apelon për formim të institucioneve

Kryediplomati shqiptar, Ferit Hoxha, ka uruar Kosovën dhe qytetarët e saj rreth procesit të zgjedhjeve të 7 qershorit. Ai përmes një postimi në X ka uruar edhe partitë pjesëmarrëse për pjekurinë dhe përgjegjshmërin e treguar gjatë votimit të së dielës, njofton Klankosova.tv “Urime Republikës së #Kosovës, qytetarëve të saj, institucioneve përgjegjëse për organizimin dhe administrimin…

Lajme

09/06/2026 11:03

Kryediplomati shqiptar, Ferit Hoxha, ka uruar Kosovën dhe qytetarët e saj rreth procesit të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ai përmes një postimi në X ka uruar edhe partitë pjesëmarrëse për pjekurinë dhe përgjegjshmërin e treguar gjatë votimit të së dielës, njofton Klankosova.tv

“Urime Republikës së #Kosovës, qytetarëve të saj, institucioneve përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor, si dhe të gjitha subjekteve politike pjesëmarrëse, për pjekurinë demokratike dhe përgjegjshmërinë e treguar gjatë zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare”.

“Ne presim me shumë interes formimin e institucioneve të reja që burojnë nga vullneti i zgjedhësve, për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë, forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona të gjithanshme në të mirë të interesave tona reciproke dhe të përbashkëta, si dhe për avancimin në rrugëtimin drejt së ardhmes sonë të përbashkët #evropiane dhe euroatlantike”, shkruan ai.

Urime Republikës së #Kosovës, qytetarëve të saj, institucioneve përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor, si dhe të gjitha subjekteve politike pjesëmarrëse, për pjekurinë demokratike dhe përgjegjshmërinë e treguar gjatë zhvillimit të zgjedhjeve…

— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) June 8, 2026