Zgjedhjet në fund të shtatorit
Zëvendëskryetari i PDK’së, Kadri Veseli, në një intervistë për Deutsche Welle, thotë se zgjedhjet parlamentare pret të mbahen në javën e fundit të shtatorit.
Lajme
Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani, në një intervistë për Deutsche Welle, ka deklaruar se takimet me zyrtarë të CDU kanë qëllim thellimin e bashkëpunimit.
Ai ka pohuar se PDK ka synime të ngjashme me këtë CDU.
Veseli ka thënë se në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat pret që të mbahen në javën e fundit të shtatorit, PDK synon mandatin e tretë, sikurse bëri CDU.
“Besoj se zgjedhjet do të mbahen në javën e fundit të shtatorit të këtij viti.”
“Besoj se do të kemi një proces të ndershëm dhe demokratik zgjedhor.”
“PDK edhe në zgjedhjet lokale ka qenë subjekti më i fuqishëm politik. Ne do të shpalosim programin tonë drejt integrimeve uvropiane, drejt shtetit ligjor, drejt një shteti të zhvilluar dhe të fuqishëm ekonomik.”
“Gjithsesi presim të fitojmë edhe mandatin e tretë me radhë”.