Zgjedhjet në Amerikë – Demokratja McBride bëhet kongresistja e parë transgjinore
Janë duke u zyrtarizuar thuajse të gjitha rezultatet e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Demokratja Sarah McBride u bë personi i parë transgjinor i hapur që është zgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, parashikoi Edison Research, duke fituar mandatin për Delawaren. Sipas reuters, 34 vjecarja McBride, senatore shtetërore fitoi në shtator zgjedhjet…
Bota
Janë duke u zyrtarizuar thuajse të gjitha rezultatet e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Demokratja Sarah McBride u bë personi i parë transgjinor i hapur që është zgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, parashikoi Edison Research, duke fituar mandatin për Delawaren.
Sipas reuters, 34 vjecarja McBride, senatore shtetërore fitoi në shtator zgjedhjet paraprake konkurruese për distriktin e gjerë të Kongresit të Delaware, i konsideruar si bastion i sigurtë i demokratëve.
Ajo u bë personi i parë transgjinor i hapur që shërbeu si senatore e shtetit kur u zgjodh në vitin 2020. U bë transgjinorja e parë që foli në një konventë të partive politike kombëtare amerikane në vitin 2016 dhe e para që kreu stazhin në Shtëpinë e Bardhë në 2012, në presidencën e Barack Obamas.
Në një intervistë për Reutersin përpara zgjedhjes, McBride u përpoq të përqendrohej në çështjet që do t’i jepnin përparësi, në vend të natyrës historike të kandidaturës së saj.“Sa herë që jeni i pari, shpesh duhet të përpiqeni të jeni versioni më i mirë që mundeni”, do të deklaronte ajo, duke pranuar se kjo sjell edhe “përgjegjësi të shtuara”.
“Por asnjëri prej tyre nuk ka rëndësi nëse nuk përmbush përgjegjësinë e të qenët anëtarja më e mirë e Kongresit që mund të jem për Delaware”./Lajmi.net/