Zgjedhjet me 28 dhjetor – Presidentja Osmani takon ambasadorin britanik Hargreaves
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë tek mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, transmeton lajmi.net. Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e garantimit të një procesi zgjedhor…
Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë tek mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, transmeton lajmi.net.
Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e garantimit të një procesi zgjedhor të rregullt, transparent dhe në përputhje me standardet më të larta demokratike.
Ajo nënvizoi se institucionet e vendit mbeten të përkushtuara për mbarëvajtjen e procesit dhe ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve.
Gjatë takimit, Presidentja rikonfirmoi angazhimin e Kosovës për forcimin e bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar në fusha kyçe si siguria, mbrojtja, ekonomia, tregtia dhe të drejtat e njeriut.
Ajo gjithashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Londrës ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Në vazhdën e bashkëpunimit të ndërsjellë, u diskutua edhe për avancimin e iniciativës së Presidentes për lidhjen e një marrëveshjeje strategjike me Mbretërinë e Bashkuar, e cila ishte temë e rëndësishme edhe gjatë vizitës së fundit në Kosovë të Sekretarit të Jashtëm britanik.
Takimi u vlerësua si një hap i mëtejshëm në forcimin e partneritetit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar./lajmi.net/