Zgjedhjet lokale në fokus – Britania e Madhe mbështet KQZ-në me sigurinë kibernetik

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar sot me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet komunale që do të mbahen këtë të diel në gjithë territorin e Kosovës, transmeton lajmi.net. Në një postim, ambasadori britanik shkroi: “Sot u takova me Kreshnik Radoniqin, kryetarin…

Lajme

09/10/2025 20:03

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar sot me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet komunale që do të mbahen këtë të diel në gjithë territorin e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Në një postim, ambasadori britanik shkroi:

“Sot u takova me Kreshnik Radoniqin, kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet komunale të së dielës. E falënderova atë dhe ekipin e tij për përpjekjet për ta bërë këtë proces gjithëpërfshirës, transparent dhe efikas, dhe theksova rëndësinë që mediat legjitime të kenë mundësi ta vëzhgojnë këtë proces në përputhje me ligjet e Kosovës. Mbretëria e Bashkuar është e kënaqur që po e mbështet KQZ-në, përmes një projekti të financuar nga Qeveria Britanike për sigurinë kibernetike, në punën e saj të rëndësishme për të garantuar integritetin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve komunale.”

Ky mesazh nënvizon përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ndihmuar institucionet e Kosovës në zhvillimin e proceseve zgjedhore të besueshme dhe demokratike, duke garantuar siguri, transparencë dhe pjesëmarrje./lajmi.net/