“Zgjedhjet lokale janë shumë më specifike se ato parlamentare, gara interesante”

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se rezultati i zgjedhjeve lokale do të varet nga shumë faktorë.

Lajme

21/07/2021 21:34

Mushkolaj thotë se zgjedhjet lokale janë shumë më specifike se ato parlamentare.

“Zgjedhjet lokale janë shumë më specifike se ato parlamentare. Gara do të jetë jashtëzakonisht interesante. Për subjektet opozitare është jashtëzakonisht e rëndësishme të ruajnë disa nga komunat që kanë, dhe kjo shihet edhe në bazë të rikakandidimit të disa kryetarëve aktualë. Për LVV-në pa ashtu është e rëndësishme që të fitojë sa më shumë komuna, për të përligjur atë fitoren e 14 shkurtit në zgjedhjet parlamentare”, tha ai në Tv Dukagjini.

Analisti thotë se gara kryesore do të jetë në komunat më të mëdha.

“Pra 17 tetori do të jetë një garë ku LVV do të provojë të dëshmohet se fitorja në zgjedhje parlamentare nuk ka qenë e rëndësishme, derisa për partitë tjera garë për të ruajtur komunat që kanë”.

Mushkolaj thotë se në Kosovë ka shumë rëndësi edhe në zgjedhjet lokale se kush ka pushtetin qendror.

Ai ka thënë se kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër AAK fitoi zgjedhjet lokale në shtatë komuna.