​Zgjedhjet lokale, deri tani vetëm këto parti kanë bërë koalicion

Afati për partitë politike për të njoftuar KQZ-në, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politik se do të kërkojnë certifikim për pjesëmarrje përmes koalicionit në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale apo se nuk do të garojnë në këto zgjedhje, do të përfundojë sot (e hënë, 23…

Lajme

23/06/2025 17:40

Afati për partitë politike për të njoftuar KQZ-në, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politik se do të kërkojnë certifikim për pjesëmarrje përmes koalicionit në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale apo se nuk do të garojnë në këto zgjedhje, do të përfundojë sot (e hënë, 23 qershor, ora 23:59).

Deri në orën 13:00 të ditës së sotme në KQZ-janë janë deklaruar se do të kërkojnë certifikim përmes koalicionit “Koalicija Vakat”, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV) dhe Koaliconi “SDU-NAŠA (NAŠA SDU)”, i përbërë nga partitë politike Socijaldemokratska Unija dhe Naša Inicijativa, i formuar vetëm për komunën e Prizrenit.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, në këtë institucion janë deklaruar për mospjesëmarrje në zgjedhje lokale edhe këto parti politike: Organizata Balli Kombëtar Demokrat (OBKD); Partia Demokratike e Diasporës (PDD); Partia e Drejtësisë (PD) dhe Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP).

Zgjedhjet lokale do të mbahen me 12 tetor./kp