Zgjedhjet lokale 2025 – NISMA Socialdemokrate do jetë në gjithë Kosovën

NISMA Socialdemokrate ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale në të gjitha komunat e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj. Po ashtu u bë e ditur se gjatë një takimi me Kryesinë e partisë, u diskutua përgatitja dhe angazhimi i saj për zgjedhjet, me theks në ofrimin e kandidatëve…

Lajme

26/06/2025 18:32

NISMA Socialdemokrate ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale në të gjitha komunat e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj.

Po ashtu u bë e ditur se gjatë një takimi me Kryesinë e partisë, u diskutua përgatitja dhe angazhimi i saj për zgjedhjet, me theks në ofrimin e kandidatëve me integritet, përvojë dhe vizion për ndryshim.

NISMA paralajmëroi një program të besueshëm me zgjidhje konkrete për sfidat lokale dhe qeverisje transparente në shërbim të qytetarëve.