Zgjedhjet- KQZ-ja publikon listën me 941 Qendra të Votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është publikuar lista e Qendrave të Votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit. Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës ku do të zhvillohet procesi i votimit është 941, prej të cilave 38, nga një e tillë për çdo komunë,…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është publikuar lista e Qendrave të Votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës ku do të zhvillohet procesi i votimit është 941, prej të cilave 38, nga një e tillë për çdo komunë, do të shërbejnë vetëm për votimin me kusht.
Lista e Qendrave të Votimit është publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Votuesit > Qendrat e Votimit, ose në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/qendrat-e-votimit/
Bëhet e ditur se të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote, mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit përmes platformës elektronike: https://qv.kqz-ks.org
Përmes të njëjtës platformë elektronike, deri më 26 dhjetor 2024 qytetarët me të drejtë vote mund ta ndërrojnë qendrën e tyre të votimit, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.