Zgjedhjet e parakohshme do i kushtojnë Maqedonisë së Veriut 4.5 milionë euro

Ditë më parë, të gjithë liderët e partive politike pas takimit me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski paralajmëruan se më 12 prill të vitit të ardhshëm vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Lajme

21/10/2019 19:23

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thonë se janë të përgatitur për këtë proces. Në emisionin 10 minuta zëdhënësi i Komisionit Shtetëror të

Zgjedhjeve Admir Shabani theksoi se KSHZ është e përgatitur për procesin zgjedhor duke shtuar se do të bëhet edhe përditësimi i listës zgjedhore.

Ai shtoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare shtetit do t’i kushtojnë 4.5 milionë euro.

“Jemi dëshmitar për lëvizjet gjegjësisht për situata të cilët zhvillohen ditëve të fundit dhe realisht edhe përcaktimi prej tash të datës së zgjedhjeve. Sa i përket përgatitjeve të KSHZ-së mund të themi se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është i përgatitur, nuk i mungon përvoja, kapacitetet tona tregojnë që deri më tani kemi të zhvilluar dhe të realizuar një sërë procesesh zgjedhore, gjegjësisht kjo përbërje e KSHZ-së në afate shumë të shkurtër kohor realizoi referendumin i cili ishte në vitin 2018 dhe tash zgjedhjet presidenciale”, tha Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së, shkruan Zhurnal.