Zgjedhjet e 28 dhjetorit: 25 kuti me postë në pritje, Vetëvendosje kryeson

Procesi i numërimit të votave të ardhura me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2025 po shkon drejt përfundimit, ndërsa kanë mbetur edhe 25 kuti për t’u numëruar. Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri tani janë numëruar 120 nga 145 kuti, që përbëjnë 82.76% të votave…

Lajme

07/01/2026 15:59

Procesi i numërimit të votave të ardhura me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2025 po shkon drejt përfundimit, ndërsa kanë mbetur edhe 25 kuti për t’u numëruar.

Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri tani janë numëruar 120 nga 145 kuti, që përbëjnë 82.76% të votave me postë.

Rezultatet aktuale tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 73.18% të votave, ose 25,828 vota, e ndjekur nga LDK me 10.02% (3,536 vota) dhe PDK me 8.77% (3,096 vota). AAK ka marrë 3.91% të votave.

KQZ ka bërë të ditur se numërimi po vazhdon sipas planit dhe se rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përfundimit të plotë të procesit dhe verifikimeve përkatëse. /Lajmi.net/