Zgjedhjet e 19 shkurtit, KQZ jep detaje dhe i bën thirrje diasporës që të regjistrohen si votues jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, për votim në zgjedhjet e 9 shkurtit, e  cila ka filluar më 29 gusht dhe pritet të përfundojë më 26 dhjetor. Sipas KQZ-së, gjatë kësaj periudhe të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë…

Lajme

23/09/2024 12:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, për votim në zgjedhjet e 9 shkurtit, e  cila ka filluar më 29 gusht dhe pritet të përfundojë më 26 dhjetor.

Sipas KQZ-së, gjatë kësaj periudhe të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar.

“Gjatë kësaj periudhe, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Aplikimin e tyre mund ta bëjnë përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org ose përmes postës në kutinë postare të KQZ-së”,thuhet nga KQZ.

Gjithashtu është thënë se gjatë kësaj periudhë, në momentin e regjistrimit votuesit mund të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit:

  1. Të votojë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës;
  2. duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ në Kosovë;
  3. duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës.

“Në rast të plotësimit të numrit maksimal të votuesve në përfaqësi diplomatike, sipas parimit të kohës së aplikimit, aplikuesi do të udhëzohet për regjistrim për mënyrat e tjera të votimit përmes postës”.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka inkurajuar të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, fillimisht duke u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe më vonë duke votuar./Lajmi.net/