Zgjedhjet duhet të mbahen në qershor
Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se do të insistojë që zgjedhjet parlamentare të mbahen kah mesi i muajit qershor.

Lajme
Nëse liderët nuk arrijnë marrëveshje që Kuvendi të shpërndahet më së largu deri në javën e ardhshme, atëherë LDK-ja do të iniciojë mocion për rrëzimin e Qeverisë.
Kështu u shpreh Ismet Beqiri në një intervistë për “Epokën e re”.
“Tani janë krijuar të tjera rrethana. Mund të ketë sukses shpërndarja e Kuvendit apo të punohet të ketë sukses një mocion mosbesimi për Qeverinë”, ka thënë Beqiri.
Duke folur për përgatitjet për zgjedhjet parlamentare, Beqiri është shprehur i bindur në fitoren e LDK-së.
“Jemi të bindur se me votën e qytetarëve do t’i fitojmë zgjedhjet dhe isa Mustafa do ta drejtojë Qeverinë e ardhshme të Kosovës”.
Ai ka thënë se është e nevojshme që zgjedhjet të mbahen në qershor.
“Mendoj se është arsye edhe nevojë e qytetarëve të kosovës që në qershor të dalin në votime, në mënyrë që të zgjedhin një legjislaturë dhe qeveri që do të jenë të përgjegjshme në raport me qytetarin”.
“Na pëlqeu neve apo jo, kredibiliteti i qeverisë aktuale ka shkuar në zero”, ka deklaruar ai për “Epokën e re”.