Zgjedhjet afër- Haradinajt nuk i mjaftojnë 2 mijë eurot nga shteti, kërkon ndihmë ekonomike nga simpatizantët

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pak muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ka dalë me një thirrje publike për mbështetje financiare ndaj partisë së tij. Ai i është drejtuar përmes një postimi në Facebook anëtarëve dhe votuesve të AAK-së. Haradinaj ndërkaq ka thënë se do t’a vlerësojnë çdo ndihmë që…

Lajme

10/10/2024 18:15

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pak muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ka dalë me një thirrje publike për mbështetje financiare ndaj partisë së tij.

Ai i është drejtuar përmes një postimi në Facebook anëtarëve dhe votuesve të AAK-së.

Haradinaj ndërkaq ka thënë se do t’a vlerësojnë çdo ndihmë që bëhet në këtë aspekt.

“Praktikat e vendeve demokratike, por edhe baza ligjore e Kosovës, e parasheh edhe mbështetjen financiare për parti politike, e cila njëkohësisht përcakton edhe limitin prej 2 mijë eurosh brenda një viti kalendarik, për personat fizik dhe 10 mijë për personat juridik.

Për të gjithë ju që e konsideroni dhe keni vullnet për mbështetje financiare për AAK-në, atë mund ta bëni vetëm përmes llogarisë bankare të AAK-së. E vlerësojmë çdo ndihmë, sado modeste të jetë”, ka shkruar ai në një status para pak minutash./Lajmi.net