Zgjedhje të qeta në Mitrovicë

Situata e përgjithshme e sigurisë në Mitrovicë paraqitet e qetë.

Lajme

22/10/2017 16:45

Edhe pjesa që ndanë dy Mitrovicat, ura e Ibrit paraqitet e qetë.

Në pjesën veriore të Mitrovicës nuk janë shënuar incidente sikur ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara, raporton lajmi.net

Kjo pjesë është stolisur me flamuj të Serbisë, derisa në urë dhe në hyrje të pjesës veriore qendrojnë ushtarët e KFOR-it italian dhe policët e Kosovës.

Ndryshe gjatë ditës policia kishte ndaluar një autobus me serbë në  Jarinje, ku kishte gjetur mjete shpërthyese. /Lajmi.net/