Zgjedhje të qeta në Gjilan, Policia apelon për raportim të çdo incidenti

Zëdhënës i policisë Valon Osmani, tha se deri më tani procesi ka shkuar mirë dhe pa ndonjë incident që do të ndikonte në zgjedhjet e ditës së sotme. “Nëse më lejohet kisha apeluar tek të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e votimit dhe të bashkëpunojnë me institucionet relevante duke raportuar për çfarëdo incidenti…

Lajme

07/06/2026 12:17

Zëdhënës i policisë Valon Osmani, tha se deri më tani procesi ka shkuar mirë dhe pa ndonjë incident që do të ndikonte në zgjedhjet e ditës së sotme.

“Nëse më lejohet kisha apeluar tek të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e votimit dhe të bashkëpunojnë me institucionet relevante duke raportuar për çfarëdo incidenti që ata shohin”, deklaroi Osmani.

Deri më tani, në Gjilan kanë votuar 9 mijë e 111 qytetarë.