Zgjedhja e Presidentit, sot takohen Kurti dhe Abdixhiku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e zgjedhjes së presidentit në vend. Ende nuk dihet vendi dhe ora e mbajtjes së takimit. Takimet e fundit të Kurtit me liderë të partive politike janë mbajtur në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Kurti në Këshillin e…

Lajme

02/03/2026 08:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e zgjedhjes së presidentit në vend.

Ende nuk dihet vendi dhe ora e mbajtjes së takimit.

Takimet e fundit të Kurtit me liderë të partive politike janë mbajtur në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Kurti në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie, tha se duke pas kohën e shkurtër për zgjedhjen e presidentit, ka filluar menjëherë angazhimin për tejkalimin e kësaj sfide, duke nis takimin me subjektet politike parlamentare.

Të shtunën, Kurti ka takuar kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza për herën e dytë sa i për këtë çështjes së presidentit.

Hamza pas takimit të së shtunës me Kurtin, tha se i ka propozuar kreut të LVV-së, ofertën që kandidati për president të propozohet nga PDK.

Në lidhje me këtë, Kurti në këshillin e përgjithshëm ka thënë se mund të ketë edhe VV edhe PDK nga një kandidat.

Ai dje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ka thënë se Murat Jashari do të ishte kandidati i duhur për këtë pozitë, ndërkohë që i njëjti pak ditë më parë ka mohuar kategorikisht se do të jetë kandidat për President.

Jashari ka thënë se këtë pozitë do ta pranonte vetëm në rast të një gjendje të jashtëzakonshëm në vend, ndërkaq se tani nuk do të kandidoj.

Kandidaturën për Presidente e ka shpallur Vjosa Osmani, presidentja aktuale e cila po kërkon edhe një mandat por që deri tani duket se nuk ka gjetur mbështetjen e Kurtit, duke mos ia siguruar ende 30 nënshkrimet e nevojshme.

Presidenti i Kosovës, duhet të zgjidhet deri më 4 mars ose vendi do të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. /Lajmi.net/